Prishtine
Yağmur Geçişli Sot
22°C / 12°C
Prizren
Yağmurlu Sot
17°C / 17°C
Peje
Yağmurlu Sot
20°C / 20°C

  • Dështimi I drejtësisë, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Thaci e ministrit Kuci
    Dështimi I drejtësisë, kërkon dorëheqjen e kryemin
  • Cibona e mposhti Cërvena Zvezdën në mes të Beogradit, shkon në Euroligë
    Cibona e mposhti Cërvena Zvezdën në mes të Beograd
  • Tare fjalë të rënda Januzajt që e zgjodhi Belgjikën
    Tare fjalë të rënda Januzajt që e zgjodhi Belgjikë
  • Europa Liga: Benfika dhe Sevila në epërsi ndaj Juves e Valensias
    Europa Liga: Benfika dhe Sevila në epërsi ndaj Juv
  • A I ka bërë presion Zhbogar për Kishën serbe ministrit Gashi?
    A I ka bërë presion Zhbogar për Kishën serbe minis
  • Rama: Me Papën folëm edhe për Kosovën
    Rama: Me Papën folëm edhe për Kosovën
  • Dallku në Ukrainë, bënë foto me ushtarë (foto)
    Dallku në Ukrainë, bënë foto me ushtarë (foto)
  • Samsung me modelin Galaxy Mega 7.0 me ekranin gjigant?
    Samsung me modelin Galaxy Mega 7.0 me ekranin gjig
  • Kujt t’i besojmë, ujësjellësit apo IKSHP-së?
    Kujt t’i besojmë, ujësjellësit apo IKSHP-së?
  • Si mund t’i mbledhni borxhet?
    Si mund t’i mbledhni borxhet?
Franca dhe Banka Islamike, interesohen
Franca dhe Banka Islamike, interesohen
Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë së Francës dhe të Bankës Islamike për Zhvillim kanë vizituar Kosovën dhe kanë shprehur interesim të sjellin investues. Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Francës...
9 March 2013 07:30
Font1 Font2 Font3 Font4
ss

Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë së Francës dhe të Bankës Islamike për Zhvillim kanë vizituar Kosovën dhe kanë shprehur interesim të sjellin investues.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Francës dhe një delegacion i Bankës Islamike për Zhvillim kanë vizituar Kosovën në ditën e premte. Që të dy këto delegacione janë shprehur të interesuar që të investojnë në tregun kosovar.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, priti në takim këshilltarin për Tregti të Jashtme nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Francës, Julien Roche, i cili shoqërohej nga Maryse Daviet, ambasadore e Francës në Prishtinë.

Beqaj i njohu bashkëbiseduesit me kornizën institucionale dhe ligjore që ofron Kosova në fushat që mbulohen nga MZHE dhe reformat strukturale në ekonomi, që janë duke u zhvilluar me qëllim të fuqizimit të sektorit privat.

Ritheksoi interesin e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin bilateral ekonomik me vendet e Bashkimit Evropian, ku bën pjesë edhe Franca, duke shtuar se rolin kryesor në këtë bashkëpunim duhet ta kenë investuesit privatë.

Në anën tjetër, Julien Roche, këshilltar për Tregti të Jashtme nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Francës, shprehu interesimin e kompanive franceze për bashkëpunim me ato kosovare, duke theksuar se ky takim do të shërbejë si nismë për konkretizimin e tyre.

Gjithashtu me ftesë të zëvendësministrit të Financave Ramadan Avdiu, në Kosovë ka qëndruar për vizitë një delegacion i Bankës Islamike për Zhvillim, i cili kryesohej nga Walid Abdalaziz Fakieh dhe një delegacion i Fondit Saudit për Zhvillim, i cili kryesohej nga Mohammad al-Arifi.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim është takuar me zëvendësministrin e Financave, Ramadan Avdiu dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Financave.

Ata kanë diskutuar në lidhje me financimin e projekteve zhvillimore në bashkëpunim me Bankën dhe Fondin, ku pjesë e këtyre diskutimeve ishte edhe projekti i rrugës Prishtinë-Mitrovicë si dhe projekti i Qendrës së Emergjencës në QKUK. Zëvendësministri Avdiu njohu delegacionin e Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim për zhvillimet e fundit në fushën ekonomike dhe financiare në vend, si dhe shfrytëzoi rastin që t’i falënderojë për përkrahjen dhe bashkëpunimin. Ndërsa, në anën tjetër, delegacioni i Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim shprehu gatishmërinë për të mbështetur këto projekte sipas kërkesës së Ministrisë së Financave të bërë në prill të vitit 2012.


Yukarı Geri Ana Sayfa

Fatal error: Cannot redeclare get_leaf_dirs() (previously declared in /home/kosova/public_html/wp-content/themes/alee.v85/footer.php:117) in /home/kosova/public_html/wp-content/themes/alee.v85/footer.php on line 121