Prishtine
Yağmurlu Sot
22°C / 13°C
Prizren
Yağmurlu Sot
18°C / 18°C
Peje
Yağmurlu Sot
20°C / 20°C

  • Reali fitoi me bunker (Video)
    Reali fitoi me bunker (Video)
  • Makabi në Final Four, Pao dhe Olimpiakos siguruan ndeshjet e 5-ta
    Makabi në Final Four, Pao dhe Olimpiakos siguruan
  • Flash: Adnan Januzaj ka zgjedhur Belgjikën
    Flash: Adnan Januzaj ka zgjedhur Belgjikën
  • Ministri Gashi: Nuk thash se do të rrënohet kisha serbe
    Ministri Gashi: Nuk thash se do të rrënohet kisha
  • Aktakuzë ndaj Milaim Zekës
    Aktakuzë ndaj Milaim Zekës
  • Vet deputetët ia zgjasin mandatin EULEX-it (Video)
    Vet deputetët ia zgjasin mandatin EULEX-it (Video)
  • Arrestohet Vali Corleone
    Arrestohet Vali Corleone
  • Ulqini fton kosovarët për 1 Maj
    Ulqini fton kosovarët për 1 Maj
  • LDK akuzon gazetën “Bota Sot” për shpifje
    LDK akuzon gazetën “Bota Sot” për shpifje
  • BE kërkon decentralizim fiskal
    BE kërkon decentralizim fiskal
Gjuha kineze jo e pamundur, instituti Konfuci edhe në Shqipëri
Gjuha kineze jo e pamundur, instituti Konfuci edhe në Shqipëri
Ai shtet që dominon ekonominë botërore, imponon edhe gjuhën e tij. Bëhet fjalë për Republikën Popullore të Kinës, vendi i lashtë i civilizimit të Lindjes, sot një superfuqi botërore ekonomike...
23 May 2013 10:19
Font1 Font2 Font3 Font4
ss

Ai shtet që dominon ekonominë botërore, imponon edhe gjuhën e tij. Bëhet fjalë për Republikën Popullore të Kinës, vendi i lashtë i civilizimit të Lindjes, sot një superfuqi botërore ekonomike dhe politike.

Nisur nga ky realitet, botërisht pranohet fakti se mësimi i gjuhës kineze, është “detyra” e re e biznesmenëve dhe profesionistëve të sotëm.

Një dekadë më parë, askush nuk e kishte menduar që gjuha kineze do të merrte një përhapje të vrullshme, ndërkohë që aktualisht numërohen rreth 50 milionë studentë të gjuhës kineze.

Edhe Shqipëria nuk mbetet pas këtyre zhvillimeve globale. Tashmë Instituti “Konfuci”, një organizatë jofitimprurëse kineze që merret me mësimdhënien e gjuhës, përgatitjen e mësuesve dhe përhapjen e kulturës kineze në mbi 96 vende të Botës, çelet në shtator pranë Universitetit të Tiranës, në fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Ngritja e këtij instituti u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjes së posatçme me Universitetin e Tiranës.

Gjuha kineze, e cila ka nisur të studiohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, po shihet me interes nga studentët shqiptarë në kushtet e reja të politikës dhe ekonomisë globale, pohoi rektori i UT-së Prof. Dr. Dhori Kule, duke rikujtuar se dy vjet më parë u çel një seksion i veçantë për mësimin e gjuhës kineze, ku studiojnë rreth 70 studentë.

Kule tha se “është për tu përshëndetur fakti që UT u përzgjodh nga qëndra e Institutit “Konfuci”, përkrah 71 universitete më të mira, si në SHBA, Kanada, Francë, Itali, Danimarkë në Europën e zhvilluar, Australi, për përhapjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës Kineze”.

Zv/ministri i Jashtëm, Kreshnik Çollaku, nisur nga detyra e tij specifike edhe si Koordinatori Kombëtar i Komisionit strategjik të Republikës së Kinës pë ndihmën e Europës Qëndrore dhe Lindore, konfirmoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për të garantuar mbështetjen e iniciativave në forcmin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve. “Instailimi i një instituti të tillë do të ndihmojë trendin në rritje të studentëve shqiptarë që kërkojnë mësimin e gjuhës dhe kulturës kineze”.

Ministria e Arsimit nga ana e saj, konfirmoi përmes zv/minitrit Halit Shamata se do të sigurojë mjediset e nevojëshme edhe në institucionet e tjera arsimore për mësimin e gjuhës kineze. Sipas tij, gjuha kineze do të jetë si lëndë me zgjedhje edhe në fakutete të tjera.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Ye Hao, duke vlerësuar marrëdhëniet dy palëshe, tha se “me përhajpen e gjuhës kineze, do të hapen mundësitë e punësimit për të rinjtë shqiptarë, kushtet më të mira për të tërhequr investimet dhe turistët kinezë”./trtshqip/


Yukarı Geri Ana Sayfa

Fatal error: Cannot redeclare get_leaf_dirs() (previously declared in /home/kosova/public_html/wp-content/themes/alee.v85/footer.php:117) in /home/kosova/public_html/wp-content/themes/alee.v85/footer.php on line 121