Apple konfirmon aksidentalisht ekranin e iPhone 8

Apple do të rrisë madhësinë e iPhone dhe këtë e kanë konfirmuar disa raporte të fundit kur thuhet se iPhone 7 4.7 inç do të rritet me 1.1 inç në 5.8 inç. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë softueri i Apple.

Ishte kodi i HomePod ai i cili hodhi dritë i pari mbi axhendën e produktit të Apple. Në një cicërimë të re të publikuar nga zhvilluesit Steve Troughton i cili hyri në thellësi të kodit tha se kishte zbuluar madhësinë e iPhone 8-ës.

Kjo përbën një konfirmim direkt nga Apple se iPhone 8 do të sjellë një ekran masiv krahasuar me iPhone 7-tën.

Në të vërtetë ekrani i iPhone 8-ës do të jetë më i madh që Apple ka prodhuar ndonjëherë, edhe më i madh se ekrani 5.5 inç i iPhone 7 Plus.

Gjithashtu nëse Apple lançon një model Plus me ekran pa skaje në të ardhmen, me shumë gjasa do të jetë afër 7 inç.

Por ngelen pyetjet nëse Apple do të rrisë çmimin e iPhone 8-ës? Nëse do të vrasë Touch ID? Një gjë është e sigurtë, po shkojmë drejt ndryshimit të historisë së iPhone. /PCWorld Albanian

SHARE