Protestohet para Kuvendit, kërkohet ratifikimi i Demarkacionit

Seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës, pritet të shoqërohet me një protestë qytetare. E thirrur nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione – iFOK. Por përkundër protestave të më hershme që kanë qenë kundër demarkacionit, kjo protestë është thirrur për të kërkuar votimin e demarkacionit.

IFOK i ka bërë thirrje OJQ-ve të Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithëpopullore para Kuvendit të Kosovës

Kjo protestë pritet të mbahet për të përkrahur votimin e Demarkacionit në Kuvend, duke i hapur kështu rrugën lëvizjes së lirë të qytetarëve për në vendet e BE-së. Protesta do të mbahet në ditën e caktuar për votim.

Seanca për shqyrtimin dhe hedhjen në votim të projektligjit të Demarkacionit ishte paraparë të mbahej sot në orën 11. Por, në mungesë të marrëveshjes për t’i siguruar votat, koalicioni qeverisës, në pajtim me LDK’në, kanë shtyrë për nesër këtë seancë./express

SHARE