Seanca për demarkacionin

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se grupet parlamentare janë marrë vesh që seanca të shtyhet për nesër ne orën 10.S
ipas tij, një gjë e tillë po bëhet ngaqë konsultimet ende janë duke vazhduar dhe se kanë për qëllim që të arrihet një konsensus në mes të partive politike.
“Më lejoni të theksojë optimizmin tim që jemi në rrugë të mirë. Falënderoj edhe një qasje të opozitës. Kemi një dakordim të përbashkët që seanca të shtyhet për nesër në ora 10”.
“Do t’i kryejm obligimet ashtu siç presin qytetarët tanë. Nesër në orën 10 është vendim unanim i te gjithë grupeve parlamentare”, tha Veseli.
LDK-ja ka kërkuar largimin e raportit të Shpejtim Bulliqit nga votimi, që duket të jetë mospajtimi në mes të partive politike shqiptare, ndërsa Lista Serbe gjatë ditës ka bërë të ditur se nuk do e votojë marrëveshjen.
Kurse deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj tha sot se ai voton kundër, nëse nuk përfshihet raporti i Bulliqit, përderisa Vetëvendosja nuk u lëkund nga vota kundër.

SHARE