Dacic: Amerika e Britania të tërheqin njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pas takimit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, tha se 180 vjetori i marrëdhënieve diplomatike është një tregues i marrëdhënieve vërtet miqësore dhe vëllazërore midis Serbisë dhe Rusisë.

Daçiq, në një konferencë për media tha se Serbia është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Moska i ofron Beogradit për çështjet diskutabile, duke përfshirë çështjen e sovranitetit dhe atë të Kosovës.

Ai vazhdoi me deklaratat e tij duke thënë që do të ishte më logjike që SHBA-të dhe Britania të tërheqin njohjet, se sa Rusia ta pranojë Pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Do të ishte më logjike që SHBA-të, dhe mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, sesa Rusia ta njohë atë” tha Daçiq.

Duke ju kundërpërgjigjur deklaratave të Presidentit Thaçi, i cili tha se Serbia duhet të heqë dorë nga një “mitologji e rrejshme”, Daçiq tha se këto retorika përbëjnë kërcënimin më të madh në rajonin e Ballkanit.

“Më e logjikshme është që Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të të tërheqin njohjen e Kosovës, kjo do të ishte diçka që do të ulte retorikën e tillë që paraqet kërcënimin më të madh në rajon” tha në këtë konferencë Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

SHARE