Presidenti Thaçi takohet në një restorant me ministrin Pacolli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim me zv/kryeministrin e vendit, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Siç raportojnë mediat, takimi është duke u zhvilluar në një nga restorantet e qytetit të Prishtinës. Bashkë me Thaçin e Pacollin në tavolinë gjendet edhe Bekim Çollaku, Petrit Selimi dhe Jetlir Zyberaj.
Nuk dihet qëllimi i këtij takimi, por rikujtojmë se Pacolli gjatë ditës së sotme në Kuvend ka qenë paksa i nervozuar me mos kalimin e demarkacionit.
Gjatë ditës Thaçi ka takuar edhe Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.
Ndryshe seanca për demarkacionin është shtyrë për nesër në ora 10:00, pasi sot nuk kishte një dakordim mes subjekteve politike për ta votuar marrëveshjen e re.

SHARE