Thaçi i jep Medaljen Presidenciale edhe Sami Lushtakut

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë publik dekorimin e tretë të bërë gjatë ditës së sotme. Sami Lushtaku ka marrë medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, shkruan Gazeta Metro.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit pavarësisë, dekorova gjeneralin Sami Lushtaku, njërin nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Z. Lushtaku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Presidenti në rrjetin social Facebook.

Ai sot gjatë ditës ka dekoruar ish-presidentin Fatmir Sejdiu si dhe ish-kryeministrin Bajram Kosumi, mirëpo për dallim nga takimet me dy të lartëcekurit, Thaçi nuk publikoi fotografi nga dekorimi i Lushtakut.

SHARE