Prishtine
Yağmurlu Sot
22°C / 13°C
Prizren
Yağmurlu Sot
18°C / 18°C
Peje
Yağmurlu Sot
20°C / 20°C

  • Reali fitoi me bunker (Video)
    Reali fitoi me bunker (Video)
  • Makabi në Final Four, Pao dhe Olimpiakos siguruan ndeshjet e 5-ta
    Makabi në Final Four, Pao dhe Olimpiakos siguruan
  • Flash: Adnan Januzaj ka zgjedhur Belgjikën
    Flash: Adnan Januzaj ka zgjedhur Belgjikën
  • Ministri Gashi: Nuk thash se do të rrënohet kisha serbe
    Ministri Gashi: Nuk thash se do të rrënohet kisha
  • Aktakuzë ndaj Milaim Zekës
    Aktakuzë ndaj Milaim Zekës
  • Vet deputetët ia zgjasin mandatin EULEX-it (Video)
    Vet deputetët ia zgjasin mandatin EULEX-it (Video)
  • Arrestohet Vali Corleone
    Arrestohet Vali Corleone
  • Ulqini fton kosovarët për 1 Maj
    Ulqini fton kosovarët për 1 Maj
  • LDK akuzon gazetën “Bota Sot” për shpifje
    LDK akuzon gazetën “Bota Sot” për shpifje
  • BE kërkon decentralizim fiskal
    BE kërkon decentralizim fiskal
Ne Big Brother Albania një zhigolo
Ne Big Brother Albania një zhigolo
16 banorë që fshehin 13 sekrete në këtë edicion ndryshe të “Big Brother 6”. Një lojë televizive që nisi të shtunën e kaluar si një show me mistere, intriga dhe...
3 March 2013 14:23
Font1 Font2 Font3 Font4
ss

16 banorë që fshehin 13 sekrete në këtë edicion ndryshe të “Big Brother 6”. Një lojë televizive që nisi të shtunën e kaluar si një show me mistere, intriga dhe një fitues, i cili do të shpallet pas 100 ditësh në “Top Channel”.

Sezoni i 6-të i “Big Brother Albania” mes shumë suprizave dhe spektaklit, konsiderohet një reality i mbushur me “Agjentë 007”, për faktin se çdo banor ka një sekret dhe lufta nuk bëhet vetëm për ta mbrojtur atë, por edhe për të zbuluar sekretin e konkurrentëve të tjerë.

Gjithë intriga e lojës është ndërtuar mbi sekretet më interesante të lojtarëve që janë: një vegjetarian që s’dihet se sa kohë nuk do kuptohet se është i tillë; një personazh tjetër ka 100 palë këpucë, po s’dihet sa palë ka marrë me vete në shtëpinë e “Big Brother”.

Një banor tjetër  është talasemik, ndërsa një tjetër do realizojë një ndërhyrje kirurgjikale gjatë qëndrimit në “Big Brother”.

Grindjet familjare kanë detyruar dikë që prej 13 muajsh të mos flasë me babain dhe dikush tjetër për të fituar para, ka punuar zhigolo.

Njëri e konsideron sekret në këtë lojë tifozllëkun që ka për Realin e Madridit, e dikush tjetër se është i martuar.

E përveç sekreteve, në këtë lojë vlerësohet si më interesant misioni i dy vëllezërve binjakë identikë nga Peja, që duhet të zëvendësohen herë pas here me njëri-tjetrin pa u kuptuar nga banorët e tjerë.

Ndërkohë që të gjithë janë kuriozë për zbulimin e sekreteve të tyre, ne po ju rendisim çfarë kemi zbuluar deri tani për të fshehtat e shumëpërfolura:

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/03/marselino2.jpg

Marselino Hitollari: Kam punuar si zhigolo
Marselini, 25- vjeçari që vjen nga Bari, fsheh sekretin:

“Kam punuar zhigolo”.

Marselini e ka origjinën nga Berati, por prej vitesh jeton familjarisht në Bari.

Kohët e fundit ka punuar si security, por ai nuk ka një profesion të tijin të mirëfilltë, pasi e konsideron veten një “gjithçkabërës”, duke qenë se nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj pune fizike.

Prej një viti është bërë baba i një djali, dhe gjatë bisedave me banorët shprehet se familja është pjesa që e bën të ndjehet më krenar për veten.

“Big Brother-in” e sheh si mundësi që të rikthehet në Shqipëri dhe ta ndërtojë jetën me familjen e tij të re këtu.

Me hyrjen në BB, u asocua emri i Marselinit me sekretin e personit “zhigolo” brenda shtëpisë së vëzhguar.

Nga burimet tona është zbuluar se pas këtij sekreti që ka qenë më intriguesi në BB, fshihet pikërisht Marselini, i komentuar si një model në tentativë.

Ai ka qenë një konkurrent në “Mister Albania” disa vite më parë, ku nuk ka mundur të marrë ndonjë çmim, edhe pse qëllimi i tij ishte ta fitonte.

Po ashtu ka marrë pjesë si imazh te klipi i Ingrid Gjonit “Përse me mua”, dhe me kalimin e viteve ka shtuar pak kile në peshë.

I pari që deklaroi këtë fakt ishte modeli Valer Kolnikaj, i cili pohoi se e njihte personalisht Marselinin, dhe që ishte në dijeni të ofrimit të seksit me para nga Marselino.

Këtë fakt e kanë pohuar dhe burime të tjera për gazetën dhe që janë në dijeni të së shkuarës së tij në Itali.

Në bisedat brenda shtëpisë, Marselini deri tani ka marrë rolin e protagonistit, duke rrëfyer dhe detaje nga jeta e tij.

Ai ka pohuar se jeton me prindërit dhe vëllanë 9 vjet më të vogël se vetja në Itali.

Pyetjes së banorëve të tjerë se përse nuk ka arritur ta marrë bashkëshorten dhe djalin atje, Marselini i përgjigjet se ka bërë një martesë me një italiane, por vetëm për efekt dokumentesh, në moshën 18-vjeçare.

Ai tregon se procedurat e divorcit atje janë shumë të gjata dhe kjo gjë e ka penguar që të bëjë martesën me vajzën që do dhe që ka edhe një fëmijë.

Marselini provokon debat brenda shtëpisë, duke iu referuar konfliktit me Jonildën dhe lojës acaruese që programoi për Anaidin.

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/03/marselino1.jpg


Yukarı Geri Ana Sayfa

Fatal error: Cannot redeclare get_leaf_dirs() (previously declared in /home/kosova/public_html/wp-content/themes/alee.v85/footer.php:117) in /home/kosova/public_html/wp-content/themes/alee.v85/footer.php on line 121