Prishtine
Açık Sot
36°C / 15°C
Prizren
Açık Sot
32°C / 32°C
Peje
Açık Sot
35°C / 35°C

  • Kosova burim dhe destinacion i trafikimit me njerez
    Kosova burim dhe destinacion i trafikimit me njere
  • Kandemir nënshkruan me Prishtinën?
    Kandemir nënshkruan me Prishtinën?
  • Reali fiton ‘El Classico’, shpallet kampion
    Reali fiton ‘El Classico’, shpallet ka
  • Rusi, shpërthim në depon e municioneve (video)
    Rusi, shpërthim në depon e municioneve (video)
  • WC-të e 27 mijë eurove në dry që dy vite
    WC-të e 27 mijë eurove në dry që dy vite
  • Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë
    Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë
  • Barzagli i befasuar nga kualiteti i Japonisë
    Barzagli i befasuar nga kualiteti i Japonisë
  • VV: Të largohet kryeministri dhe deputetët që e përkrahin
    VV: Të largohet kryeministri dhe deputetët që e pë
  • Curri beson në kualifikimin e Shqipërisë në Botëror
    Curri beson në kualifikimin e Shqipërisë në Botëro
  • Mjeku i Barcës: Neymar duhet të shtojë në peshë
    Mjeku i Barcës: Neymar duhet të shtojë në peshë
Si do të kthehen pensionet nga Serbia?
Si do të kthehen pensionet nga Serbia?
Vazhdojnë paqartësitë rreth të drejtave të pensionistëve për tu drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Drejtuesit e Koalicionit të Pensionistëve vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se kanë të drejtë ti drejtohen Strasburgut, kurse...
24 February 2013 08:22
Font1 Font2 Font3 Font4
ss

Vazhdojnë paqartësitë rreth të drejtave të pensionistëve për tu drejtuar Gjykatës së Strasburgut.

Drejtuesit e Koalicionit të Pensionistëve vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se kanë të drejtë ti drejtohen Strasburgut, kurse Ministria e Punës si dhe Bashkimi i Pensionistëve mohojnë këtë të drejtë.

Nëpërmjet një deklarate para disa ditësh ministri i Punës Nenad Rashiq ka sqaruar pensionistët se Gjykata e Strasburgut merr në konsideratë vetëm ato kërkesa kur vërtetohet se parashtruesi i kërkesës ka shterur të gjitha procedurat juridike në vendin e vet.

Interpretim të njëjtë bën edhe Hasan Berisha nga Bashkimi i Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

“Gjykata e Strasburgut i merr parasysh ankesat kur palës iu janë hedhur poshtë të gjitha paditë në të gjitha shkallët e gjykatave në vendin e tij, dhe nuk i merr parasysh ankesat që shkojnë direkt te Gjykata e Strasburgut”, tha Berisha.

Sa i përket një çifti nga Mitrovica që e ka fituar të drejtën e pensioneve përmes Gjykatës së Strasburgut, Hasani thotë se ai çift iu kishte drejtuar gjykatave në Serbi, para se të fitonte të drejtën e ankesës në Gjykatën e Strasburgut.

Prandaj, ministri Rashiq si dhe drejtues të Bashkimit të Pensionistëve kërkojnë të ndalet mbledhja e dokumentacioneve nga Koalicioni i Pensionistëve, duke u shprehur se pensionistët po mashtrohen.

Mirëpo, Fahri Bucinca nga koalicioni thotë se janë shterur të gjitha mundësitë në Kosovë, prandaj kanë vendosur t’iu drejtohen Gjykatës së Strasburgut. Bucinca thotë se pas konsultimeve me ekspertë kanë ardhur në përfundim se kanë të drejtë për këtë.

“Në mënyrë kolektive ne nuk kemi të drejtë me u ankua edhe nuk do të ankohemi, por individualisht do të ankohemi”, tha Bucinca.

Por, me paraqitjen e rrethanave të reja, përkatësisht me shpalljen publike nga ana e qeverisë së Serbisë për dokumentet e nevojshme për kompensimin e pensioneve të qytetarëve nga Kosova, Bucinca thotë se do t’i përcjellin zhvillimet në këtë drejtim, para se ti drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

Qeveria e Serbisë me 20 shkurt ka bërë këtë shpallje publike, me të cilën njofton se pensionistët nga Kosova kanë të drejtë që në afat prej 60 ditësh ti dorëzojnë dokumentacionet.

/skykosova/


Yukarı Geri Ana Sayfa