Chelsea “shkatërron” Paokun

Chelsea është kualifikuar për në fazën e 1/16-ave të Europa Leagues, kur ka mbetur edhe një takim për t’u luajtur, teksa mbrëmjen e sotme në “Stamford Bridge”, mposhti Paok-un, duke marrë pikët e plota deri tani, 15.

Në sfidën ndaj grekëve, protagonist ishte sulmuesi francez Olivier Giroud, i cili iu vodh mbrojtjes së selanikasve dhe detyroi Khacheridin t’i bëjë faull dhe të ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Paokun me 10 futbollistë.

Më pas ishte vetë sulmuesi kampion bote me Francën, që shënoi dy gola në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë ishte radha e Hodson-Odoit dhe Alvaro Moratës, që të kompletonin fitoren e thellë me rezultatin 4-0.

Fitore me të njëjtin rezultat mori edhe Eintrachti i Frankfurtit, në sfidën përballë Marseilles, ndërsa falë humbjes 2-0 të Lazios në Qipro, skuadra gjermane siguroi vendin e parë në grup, me 15 pikë të plota në 5 takimet e para.

Fitore mjaft të rëndësishme mori edhe Besiktasi, që përmbysi disavantazhin e dyfishtë ndaj norvegjezëve të Sarpsborgut dhe arriti të siglojë rezultatin final 2-3, duke rihapur plotësisht shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Tashmë në javën e fundit, turqit do të presin në Stamboll skuadrën tjetër nordike, suedezen e Malmoe, sfidë në të cilën, nëse ia dalin të fitojnë, atëherë kualifikohen për në fazën e 1/16-ave.

Spanjollën e Villarealit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, në transfertën skoceze ndaj Rangers, me këta të fundit që luajtën për shumë minuta me 10 futbollistë. Skuadra tjetër spanjolle, Sevilla u mposhte me rezultatin minimal 1-0 nga belgët e Standard Liezh, ndërsa tashmë kualifikimi është tërësisht i hapur në këtë grup.

SHARE