Finalja e Copa Libertadores mes Riverit dhe Bocas zhvillohet në Bernabeu

Finalja kthyese e Copa Libertadores mes River Plates dhe Boca Juniors do të zhvillohet në Madrid.

CONMEBOL ka vendosur që gara më e madhe për klube në Amerikën Latine të ndërrojë kontinent.

Derbi i Buenos Airesit ishte shtyrë fundjavën e kaluar pas një sulmi mbi autobusin e Boca Juniors nga tifozë ultras të River Plates.

Lojtarët e Bocas pësuan lëndime nga xhamat e thyer dhe po ashtu ishin prekur nga gazi lotsjellës i përdorur nga policët për të shpërndarë turmën.

Ndeshja tani do të zhvillohet të dielën më 9 dhjetor nga ora 20:30 sipas kohës tonë.

SHARE