Griezmann akuzohet për racizëm pas një fotografi në Twitter, e fshin dhe kërkon falje

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, u shndërrua në njeri me ngjyrë për një festë, por më pas u detyrua të kërkoj falje për postimin në rrjetin social.

Francezi postoi një foto të vetes veshur si një basketbollist afroamerikan, ndërsa po bëhej gati për të marrë pjesë në një festë me temë nga vitet ’80.

Pavarësisht se pati menjëherë reagime negative, fotografia qëndroi në Twitter për disa orë para se vetë francezi ta hiqte dhe të kërkonte ndjesë me një tjetër postim.

Por, edhe falja, në të cilën shkruhej “Qetësohuni djema, jam tifoz i Harlem Globetrotters”, u fshi pasi nuk u prit mirë.

Lojtari është i kërkuar edhe nga Manchester Unitedi dhe për foton reaguan edhe tifozët e Djajve të Kuq, të cilët thanë se nuk dëshirojnë një lojtarë i tillë të luajë për klubin e tyre.

Për lojtarin ka shfaqur interesim serioz edhe Barcelona. /SS/

SHARE