Kaka bënte shaka me shokun, ‘VAR-i’ e ndëshkon me karton të kuq (Video)

Ish-lojtari më i mirë në botë, Leita Kaka është ndëshkuar me karton të kuq të çuditshëm pas përsëritjes së videos në një tollovi të krijuar në humbjen e skuadrës së tij, Orlando City ndaj New York Red Bulls.

Koha ishte duke përfunduar pasi ndeshja luhej në minutat shtesë me Red Bulls që fitonin me rezultat 3-1 kur lojtarët nga të dyja skuadrat u bashkuan në një tollovi të krijuar pas një ndërhyrje.

Ndërsa, ekipet filluan të ndaheshin pas ‘rrahjes’, Kaka me shaka i shtriu duart nga mbrapa rreth gojës dhe fytyrës shokut të tij, futbollistit të New Yorkut, Aurelien Collin.

Collin dhe Kaka ishin shokë përpara se Orlando të largonte mbrojtësin francez në New York vitin e kaluar dhe ata menjëherë u përqafuan tek incidenti.

Megjithatë, sistemi i ri i rishikimit të videove ‘VAR’ të MLS u thirr në lojë, dhe gjyqtari Jorge Gonzalez kontrolloi për të parë kush ishte fajtori i tollovisë dhe kënd duhej ta ndëshkonte.

Pas një konsultimi, u vendos që Kaka duhet të dërgohej jashtë me kartonë të kuq për sjellje të dhunshme, ndërsa Cristian Higuita dhe Sean Davis të New York RB u ndëshkuan ma kartonë të verdhë për konfrontimin fillestar.

SHARE