“Luboteni” luan kundër klubit holandez

Klubi i Volejbollit “Luboteni”, nga Ferizaj, të mekurën në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” do të zhvillojë takimin e parë në kuadër të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve Evropian në volejboll me klubin “ABIANT Lucurgus Groningen”, nga Holanda.

Klubi Luboteni ka ftuar të gjithë sportdashësit që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive për të përkrahur klubin ferizajas. Ndeshja zhvillohet më 18 tetor nga ora 17:00.

SHARE