Mourinho ‘show’ pas ndeshjes, përqafon gazetarin

Manchester United barazoi mbrëmë pa gola në sfidën ndaj Sevillas në Spanjë, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.

Pas ndeshjes, në paraqitjen para gazetarëve, portugezit i pëlqeu pyetja për mesfushorin Scott McTominay, i cili luajti në vend të Paul Pogbas dhe Mourinho u kritikua shumë për këtë zgjedhje.

Trajneri i Djajve u pyet për performancën e tij dhe ai menjëherë u përgjigj me përqafim, duke thënë që i ka pëlqyer pyetja dhe që në konferencën para ndeshjes ai u pyet vetëm për Paul Pogban dhe mosaktivizimin e tij.

Mourinho dhe Pogba janë në një konflikt të ftohtë brenda ekipit, pasi trajneri nuk po e aktivizon në pozitën e tij të preferuar, madje nuk e vuri si startues në ndeshjen kundër Sevillës.

SHARE