Unitedi i futet garës për Malcomin, rivalizon Bayernin me një ofertë të lartë

Manchester United është duke kërkuar ta përforcojë repartin ofensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Djajtë e Kuq’, janë futur në garë për talentin e madh brazilian, Malcom.
20-vjeçari është duke shkëlqyer këtë edicion në Ligue 1 me fanellën e Girondins Bordeaux.

Në 19 ndeshjet e para në Ligue 1, Malcom ka arritur të shënoj shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime.

Kësisoj paraqitja e tij e mirë ka rënë në sytë e trajnerit portugez Jose Mourinho që po e kërkon te Unitedi.
Mediat angleze kanë raportuar se ‘Djajtë e Kuq’, tanimë kanë bërë gati një ofertë për transferimin e tij.

United është e gatshme të ofrojë 45 milionë euro për transferimin e brazilianit në ‘Old Traford’.
Por për të arritur deri tek Malcom, gjiganti anglez duhet ta mposhtë konkurrencën e kampionit aktual të Gjermanisë, Bayern Munich.

Malcom ka kontratë me klubin francez deri në muajin qershor të vitit 2021.

SHARE